
Shpërthejnë 2 bomba në Tepelenë! Digjen kisha e fshatit dhe 5 stane
E Martë 12 Gusht 2025, 20:08
Dritare.net
Dy bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore kanë shpërthyer sot në fshatin Lekël të Tepelenës, si pasojë e temperaturave të larta. Shpërthimi ka shkaktuar përhapjen e zjarreve në zonë, duke djegur 5 stane, tre viça dhe një kishë.
Situata e zjarreve në vend mbetet e rëndë. Më e përshkallëzuar është gjendja në zonën e Gramshit, ku për shkak të përhapjes së flakëve janë evakuuar rreth 200 banorë.
Gjendje kritike raportohet edhe në fshatin Hormovë të Tepelenës, si dhe në tri fshatra të qarkut Berat. Autoritetet po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve./K.C/dritare.net

















