
Video/ Flakët pushtojnë rrugën Muzinë–Sarandë
Dritare.net
Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
Prej mëngjesit të sotëm, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po kryhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në parkun natyror.
Për shkak të rrezikut të madh, autoritetet kanë evakuuar mbi 500 turistë nga zona. Ndërkohë, qarkullimi në segmentin Muzinë–Sarandë është mbyllur përkohësisht, pasi flakët kanë mbërritur deri pranë dhe mbi asfalt. Në këto pamjet të marra nga LSA-ja shihet që përmasat e zjarrit në këtë rrugë janë të mëdha.
Situata mbetet problematike edhe në rrugën Bistricë–Muzinë, ku ka raportime për përhapje të zjarrit në disa pika. Forcat zjarrfikëse po punojnë në terren, ndërsa ndërhyrja ajrore është e vazhdueshme për të shmangur dëme më të mëdha në zonën e mbrojtur dhe infrastrukturë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin lëvizjet në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















