
Zjarret në Poliçan/ Ministria e Mbrojtjes: Largohuni menjëherë nga këto 5 fshatra!
E Martë 12 Gusht 2025, 17:05
Dritare.net
Për shkak të situatës së rënduar nga zjarri në Bashkinë Poliçan, në Njësinë Administrative Terpan, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin urgjent të banorëve.
U kërkohet që menjëherë të largohen nga banesat banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe ata që ndodhen në zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.
Banorët duhet të bashkëpunojnë me autoritetet për të kryer evakuimin në mënyrë të sigurt dhe pa rrezik.
Situata mbetet kritike dhe ndërhyrja e shpejtë është thelbësore për parandalimin e fatkeqësive të mëtejshme./K.C/dritare.net

















