Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Ja si është situata me zjarret në katër fshatrat e Gramshit!

Video/ Ja si është situata me zjarret në katër fshatrat e

Katër fshatra të Gramshit, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë përfshirë nga zjarre të mëdha, me tym dhe flakë që arrijnë disa metra lartësi. Situata është kritike dhe autoritetet kanë bërë thirrje urgjente për evakuim.

Në Kullollas ka humbur jetën një i moshuar rreth 80 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, ai ndezi zjarr në kopshtin e banesës, i cili i doli jashtë kontrollit, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe asfiksimin e tij.

Flakët kanë shkrumbuar edhe teqenë e Shemberdhenjes, ndërsa një person mbetet i bllokuar brenda dhe fati i tij nuk dihet ende.

Në fshatin Bulçar, një grua dhe dy fëmijë janë izoluar në një fermë dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ambulancave po pengohet nga terreni i vështirë dhe përmasat e mëdha të zjarrit, që paraqesin rrezik serioz edhe për ekipet e shpëtimit./K.C/dritare.net