
Video/ Pronari i ‘Regina Group’ Vasil Bedinaj godet me grusht qytetarin në Vlorë
Dritare.net
Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar një video ku Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina Group” qëllon me grusht një qytetar pas një debati për hapësirën në plazh.
Siç duket edhe nga videoja, biznesmeni dhe personat që e shoqërojnë nisin të debatojnë më qytetarin për një zonë të zënë në plazhin privat. Qytetari i thotë që është në plazh me familjen, por mu pikërisht në këtë moment, biznesmeni e qëllon me grusht.
"Unë vij me familje këtu ti...' thotë burri në video.
Më më pas, qytetari tenton që t'i afrohet për ta qëlluar edhe ai, ndërsa gjithë kohës i përsërit:
Kë qëllon ti?
Personi pas goditjes ulet me sa duket për të kapur diçka dhe për tiu kundërpërgjigjur. Një grua që regjistron gjithçka në kamera dëgjohet duke thënë: Bravo! Bravo! Një nga njerëzit e Bedinit kapin burrin për qafe për ta bllokuar me qëllim që të mos qëllojë Bedinaj. Ndërlohë ndërhyjnë të tjerë për të ndarë sherrin.
Ngjarja zhvillohet para turistëve, edhe është një grua ajo që filmon skenën
"Ja, ja, video. Bravo, bravo!" Ja, ja, video. Bravo, bravo!"
Kur ndodhi ngjarja
Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 7 korrik. Në një njoftim të policisë të bërë publik një ditë më pas bëhet e ditur se sherri ka vijuar më pas dhe me dëmtimin e makinës së biznesmenit.
"Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B (Vasil Bedinaj) " informoi policia më 8 korrik 2024
Vasil Bedinaj është pronarë i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës. Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.
Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë. Ndërsa në zgjedhjet vendore të 2015 Bedinaj konkuroi si kandidat i pavarur për të qenë kryetar i bashkisë së Vlorës.
Ndërsa në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishullin e Sazanit. Prej vitit 2009, ai është kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun e Shqiperisë “ATA”./Shqiptarja.com
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















