
Zjarr në landfillin e Elbasanit, debate të forta në Kuvend!
Dritare.net
Seanca e fundit e legjislaturës së 10-të ka nisur me debate për zjarrin në landfillin e mbetjeve në Elbasan. Opozita kërkoi debat parlamentar për këtë çështje, duke thënë se është një katastrofë mjedisore. Deputetja demokrate Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se kërkesën për debat ta bëjnë sipas rregullores dhe mos ta përdorin çështjen për propagandën e ditës.
Tabaku: Sot asnjë nga inceneratorët nuk punon, Kuvendi duhet të marrë përgjigje për tre kontrata korruptive. Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja.
Spiropali: Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregulloja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës.
Tabaku:
“Opozita asnjëherë s’e ka braktisur procesin. Në raportin e fundit të paraqitur në qershor, edhe për zbatimin e ligjit ngritën disa shqetësime thelbësore për detyrat e Kuvendit, 37 nisma deputetësh për të diskutuar. Parlamenti ka humbur nocionin e kryerjes së një procesi legjislativ, duke anashkaluar interesat kombëtare dhe duke u shërbyer interesave shumë të vogla partiake dhe të biznesit. 26 institucione e mbyllin këtë legjislaturë pa raportuar si asnjëherë më par. Raporti përmend paaftësinë e Kuvendit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky kuvend po e përfundon legjislaturën edhe pa reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore. Në 12 vitet e fundit, veçanërisht vitin e fundit, nuk arriti do të të merret me rishikimin e ndarjes së mandateve në qarqe. Votimi nga diaspora i plotë, ashtu siç i takon Shqipërisë që ka hapur negociatat ta kryente, e kreu me një njollë të madhe dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Këto detyra dështoi t’i kryente.
Çdo ditë e më shumë shohim se si institucionet e pavarura e humbin nocionin e tyre të pavarësisë, se si komisionet parlamentare janë të paaftë të kryejnë punën e tyre se janë kthyer në zgjatime të qeverisë. Për herë po mbyllet kjo legjislaturë pa asnjë rezolutë për integrimin, asnjëherë opozita s’ka ceduar për të kryer detyrat e saj, nuk ka krijuar pengesa, nuk është përmendur në raportet për pengim në këtë proces. I vetmi bllokim që i ka ardhur shqiptarëve ka ardhur nga qeveria për pamundësinë së pari për të organizuar procese demokratike me standarte evropiane dhe duke përfunduar te çështje normale të funksionimit të një shteti, te prokurimet publike, shkelje e marrëveshjes të stabilizim asoccimit me gara pa tendera dhe duke përfunduar te bujqësia që akoma se kemi letrën e presidencën daneze për hapjen e grupkapitujeve se Shqipëria “shkëlqeu” me zbatimin e fondeve të IPARD dhe i vuri njollë për vjedhjen më të madhe të fondeve të BE jashtë BE”, tha Tabaku.
Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat. Ai i ndal edhe tek takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.
“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Tetari që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa./E.P-dritare.net

















