Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së. Ja sa vota mori!

Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së. Ja sa vota mori!


Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të PD-së, duke marrë 37 mijë e 341 vota në procesin e zhvilluar në 77 degë dhe 87 qendra votimi në të gjithë vendin. Nga 39 mijë e 441 vota të numëruara, 38 mijë e 902 rezultuan të vlefshme, ose 94.6% e totalit, një shifër që ka nxitur krahasime ironike me votimet e regjimeve të vjetra moniste.

Kundër kandidaturës së Berishës votuan 1 mijë e 55 anëtarë, ndërsa 506 të tjerë abstenuan. Po ashtu, 539 vota u shpallën të pavlefshme. Rreth 12 mijë anëtarë të PD-së nuk morën pjesë fare në procesin zgjedhor./K.C/dritare.net