
Marku drejtues politik i PD në Lezhë/Rama réagon përmes një videoje: Do ua mbyll gojën me dhúnë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka bërë një reagim, në lidhje me caktimin e Mark Markut drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës. Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale, një video të Markut, i ftuar në një emision televiziv, i cili nuk u përmbajt me fjalë, në debat e sipër ndërsa diskútohej për Paketën Antishpifje.
Debati i Markut me të ftuarit që i ndërprenë fjalën.
Mark Marku: Ore më lini të flasë se do t'ju shaj
Fevziu: Po vazhdo, o Mark!
Mark Marku: Po si të flas kur ju më ndërprisni?!
Fevziu: Po ti merresh me politikë, po fol!
Mark Marku: Do ju gjúaj me shishe po më ndërpretë më!
Fevziu: Shaj po me shishe mos gjúaj
Mark Marku: Do t’jua mbyll gojën me dhúnë. Mos hani m*t!
“Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo”, shkruan Rama krahas videos. Më herët Marku ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvend, ndërsa aktualisht ai është edhe pedagog në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















