Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama jep një lajm të mirë për Thethin!

Gjatë takimit me banorët e Thethit, kryeministri Edi Rama njoftoi se një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën do të nisë së shpejti. Sipas tij, brenda dy javësh do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, investim që do të financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

"Për dy javë rruga e Dukagjinit nis me fondin e zhvillimit. Është dashur kohë të bëhet projekti, patjetër që gjërat bëhen sipas mundësive. E kemi nisur punën në krye të këtij vendi kur treçerekun e komunave i kishte PD, e kemi nisur me pak se 10 miliardë euro prodhim të përgjithshëm të Shqipërisë, e kemi çuar 27 miliardë e më shumë, duhet ta çojmë në 35 miliardë. Na duhet ta çojmë në 35 miliardë të financuar më shumë gjëra. Si çohen fondet? Fondet vijnë nga investimet",- tha Rama./K.C/dritare.net