Na ndiqni edhe në

Sport

FIFA nis hetim ndaj Argjentinës pas incidenteve në finalen e Botërorit

FIFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Argjentinës pas përleshjeve që shpërthyen menjëherë pas finales së Kupës së Botës, ku Spanja triumfoi 1-0 ndaj bardhekaltërve.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka caktuar një prokuror për etikën dhe disiplinën që do të shqyrtojë incidentet e ndodhura pas vërshëllimës së fundit në stadiumin "MetLife". Nëse konstatohen shkelje, lojtarët ose anëtarët e stafit teknik të përfshirë mund të përballen me pezullime, ndërsa Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) rrezikon edhe gjobë.

Sipas raportimeve, në përplasjet mes dy skuadrave u përfshinë Nahuel Molina, Leandro Paredes, Thiago Almada dhe ndihmëstrajneri Roberto Ayala. Pamjet treguan momente tensioni mes futbollistëve të Argjentinës dhe Spanjës, ndërsa trajneri Lionel Scaloni u përpoq të qetësonte situatën.

Ky nuk është rasti i vetëm që Argjentina përballet me procedura disiplinore gjatë këtij Botërori. FIFA po shqyrton edhe shfaqjen e një pankarte me mesazh politik nga lojtarët argjentinas pas fitores ndaj Anglisë në gjysmëfinale.

FIFA nuk ka bërë të ditur se kur do të përfundojë hetimi dhe kur pritet të merret një vendim për masat disiplinore./dritare.net