Flet nëna e vajzës që dhunoi 17-vjeçaren: Vuan nga probleme të shëndetit mendor
Dritare.net

Pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të 17-vjeçares në Fier, kanë reaguar nëna e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në rast. Ajo tha se e mësoi ngjarjen fillimisht nga mediat dhe më pas janë paraqitur në polici për të dhënë dëshmitë e tyre.
Nëna e 15-vjeçares ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur dhe i ka kërkuar falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj.
“Më mori policia, nuk di gjë. Ju kërkoj ndjesë prindërve të asaj goce. Sikur të më kishte ndodhur mua, do t’i kërkoja 100 herë ndjesë. Jam shumë e prekur, sikur t’ia kishin bërë fëmijës tim. Jam shumë e prekur. Po vajzën e kemi çuar për ta vizituar dhe është me probleme. Psikologia e shkollës e ka marrë, por s’ka bërë asgjë. Unë kërkoj shërim të plotë të gocës, sepse e kemi me probleme të shëndetit mendor dhe nuk kam fare gjendje ekonomike. Nuk e përballoj dot mjekimin. I kërkoj ndjesë familjes së vajzës dhe asaj vajzës”, u shpreh për Top Channel, e ëma e 15-vjeçares./K.C/dritare.net
