Nuk duam të kthehemi në Shqipëri, as të varrosemi aty. Flet Gentiana Kone!
Dritare.net
Gentiana Kone, mbesa e Mustafa Merlika-Krujës erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të rrëfyer historinë e jetës së saj.
E pyetur se pse u largua nga Shqipëria, zonja Kone tregoi se koha e detyroi që edhe pse me medalje të Artë, ta ndërtonte jetën larg Atdheu.
“Unë kam ikur nga Shqipëria në vitin 95’. Kur isha në Shqipëri bëra përpjekje të merrja pronat e fisit Merlikaj, por ishte e pamundur. I fituam pas 20 vitesh, nëna dhe tezet vendosën më pas t’i shisnin, duke mos menduar se do kthehej pas. Unë, nëna dhe motra nuk kthehemi, më dhemb kur e them por ne kemi hedhur një gur mbrapa kur kemi ikur. Nuk dëshirojmë të kthehemi, as të varrosemi aty. Nuk ka të bëjë me dashurinë ndaj Shqipërisë, por kanë vuajtur 3 gjenerata, edhe fëmija im do vuante ndaj ika. Humba besimin në vendosjen e demokracisë, pa fol për situatat më herët, ligjin e pronave etj. Për mua ka qenë gjithmonë diktaturë, me petkun e demokracisë. Gjatë kohës që isha në Shqipëri, ndoqa studimet, me medalje të Artë, pavarësisht problemeve që kishim si familje. Jetonim me gjyshen, nga lagjia Ali Demi, ku ishte zonë e qetë, larg njollës që kishim, ku na njihnin të gjithë. Pasi na larguan prindërit, ne u vendosëm aty ku nuk na dinin prejardhjen”, tha zonja Kone./M.K-dritare.net