Na ndiqni edhe në

Shqiptar

E dërgoi në televotim, Brikena përballet me Mateon. Ja debati!

E dërgoi në televotim, Brikena përballet me Mateon. Ja debati!

Pasi Brikena vendosi të nxjerrë ne televotim Mateon, dy banorët janë përballur pas spektaklit të së shtunës. Mateo u shfaq i prekur pas vendimit të Brikenës, ndërsa i tha asaj se nuk e pristë këtë. Ata iu rikthyen historisë së tyre të dikurshme, ku Mateo pretendon se ka pasur një puthje mes tyre, ndërsa Brikena e mohon vazhdimisht.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:
Mateo: Po dal mashtrues për një histori të vërtetë dhe ti e di shumë mirë. Nuk të jam afruar ndonjëherë, je ti më nxjerr mua mashtrues për një puthje që ka ndodhur dhe ti e di shumë mirë.

Brikena: Nuk ka ndodhur, nëse e vazhdon…

Mateo: Unë dal mashtrues para gjithë Shqipërisë, isha unë që të vendosa trëndafilin.

Brikena: Nuk më intereson trëndafili kur ti e shpif një gjë të tillë. Nëse ti thua që ka pasur puthje, ti shpif.

Mateo: Ma thuaj ti pse duhet të gënjej?

Brikena: A s’të vjen zor me thënë një gjë të pavërtetë, ti e di shumë mirë që nuk jemi puth. Mos vazhdo me këtë temë.

Mateo: Çfarë më leverdis mua moj vajzë, të sulmoj?

Brikena: Do të lësh të nënkuptohen gjëra të pavërteta. Në këtë gjë mashtrove. Mateo të thashë…

Mateo: A të kam sulmuar?

Brikena: Puthja nuk ka ndodh, mos gënje. Kur nuk ka ndodh, pse vazhdon?

Mateo: Pse e ke kaq siklet me e pranu dhe më nxjerr mua mashtrues.

Brikena: Ti e di shumë mirë që nuk ka ndodhur o Mateo, a s’të vjen zor me thënë një të pavërtetë. Duhet të tregohesh i sinqetë

Mateo: Pse nuk tregohesh ti e sinqertë oj vajzë?