
Rabea Shahini surprizoi partnerin e saj, Mirin, në emisionin "S'e luan topi", duke ndarë edhe mendimin për raportin e tij me Selinin gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Albania. Shahini u shpreh e prerë se nuk ka pasur asnjë arsye për xhelozi, duke theksuar se besimi ndaj partnerit të saj ka qenë gjithmonë i plotë, pavarësisht aludimeve që qarkulluan gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme. Sipas saj, raporti mes Mirit dhe Selinës nuk ka qenë kurrë më shumë sesa një miqësi.
“Mesazhin që kishin dhënë të tjerët jashtë, nëse nuk jeni në të njëjtën situatë mos na gjykoni pa bazë. Mendohuni përpara se të flisni. Nuk jam ndjerë xheloze për Selin, absolutisht që jo. E para punës kam pasur dhe kam besim tek Miri. Nuk kam pse të jem xheloze për një gjë që nuk ekzistonte. Jam shumë e bindur. Kur ke besim tek partneri yt nuk ke pse je xheloze. Kisha besim të plotë, e kam akoma”, tha Rabea Shahini.
Nga ana tjetër, Miri zbuloi edhe një detaj personal, duke treguar se nuk e ka marrë ende pasaportën gjermane, ndonëse është i martuar prej vitesh me një shtetase të Gjermanisë. Ai shpjegoi se më herët nuk ka dashur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare, ndërsa tashmë ka aplikuar për të pasur të dyja në të njëjtën kohë.
“Pasaportën gjermane nuk e kam marrë, kam bërë aplikimin tani vonë. Nuk kam dashur ta merrja, nëse do ta merrja gjermanen duhet të lija atë shqiptare. Nuk doja të hiqja dorë nga shqiptarja, as nuk do të hiqja kurrë. Tani mund t’i marr të dyja, është shumë në rregull”, u shpreh ai./K.C/dritare.net