Kur do mbahet finalja e madhe e Big Brother Vip 5!
Dritare.net

Pas muajsh të mbushur me dinamika, debate dhe emocione të forta, spektakli shumë i ndjekur Big Brother VIP 5 po shkon drejt përmbylljes së tij. Është konfirmuar zyrtarisht se finalja e madhe do të mbahet më 18 prill, një mbrëmje që pritet të mbajë publikun të mbërthyer para ekranit.
Ndryshe nga fazat e mëparshme, gara tashmë është ngushtuar ndjeshëm, pasi vetëm katër banorë do të arrijnë të sigurojnë një vend në finale. Ata do të përballen për herë të fundit me votat e publikut, duke synuar të fitojnë çmimin e madh dhe titullin e fituesit të këtij edicioni.
Rrugëtimi i tyre drejt finales ka qenë i mbushur me sfida të forta, strategji dhe momente që kanë bërë jehonë në publik. Ndërkohë, pritshmëritë janë të larta për një finale spektakolare, me surpriza dhe emocione të papritura.
Tashmë mbetet për t’u parë se kush nga katër finalistët do të arrijë të fitojë zemrat e publikut dhe të kurorëzohet si fitues i Big Brother VIP 5./K.C/dritare.net