Monika Kryemadhi befason me deklaratën: Selinën do ta bëja ministre!
Dritare.net

Opinionistja e “Big Brother VIP 5”, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se do të dëshironte që fitues i këtij edicioni të ishte Miri. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Kryemadhi ka vlerësuar gjithashtu edhe Selin, duke u shprehur se nëse do të ishte në politikë, do ta bënte “menjëherë ministre”. Ajo tha se Selin ka përballuar një “luftë të jashtëzakonshme” gjatë lojës.
“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndejutur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij. Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte. Në post-Big brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme. Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale”-tha Monika./K.C/dritare.net