Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Zbulohet fermeri i parë! Aktori i njohur shqiptar, pjesë e Ferma Vip

Zbulohet fermeri i parë! Aktori i njohur shqiptar, pjesë e Ferma Vip

Mbrëmja e sotme shënon nisjen e një prej formateve më të shumëpritura në ekranin shqiptar, “Ferma VIP”. Reality show, që ndërthur jetën në natyrë me sfida fizike dhe dinamika sociale mes personazheve të njohur, këtë sezon vjen nën moderimin e Arbana Osmani, duke shtuar edhe më shumë interesin e publikut.

Ndërkohë që ende nuk është zbuluar lista e plotë e konkurrentëve, një nga emrat e konfirmuar është Elvis Pupa, i cili pritet të sjellë energji dhe humor në fermë.

I ftuar së fundmi në podcastin “Zë me Mirën”, Pupa tregoi se vendimi për t’u bërë pjesë e këtij formati erdhi me nxitjen e bashkëshortes së tij, Belina Pupa. Me humorin që e karakterizon, ai u shpreh se pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, kishte menduar të qëndronte pak larg, por ishte pikërisht bashkëshortja që e shtyu të provonte një aventurë të re.

Pjesëmarrja e tij pritet të jetë një nga elementët më të spikatur të këtij edicioni, duke marrë parasysh stilin spontan dhe aftësinë për të krijuar situata argëtuese./L.F-dritare.net