
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy të mitura janë mbytur në det.
Viktimat janë Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, nga Fushë-Kruja. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie./L.F-dritare.net