Na ndiqni edhe në

Bota

Zhvlerësim i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump: E telefonova Infantinon, por nuk e urdhërova

Donald Trump ka konfirmuar se i kërkoi FIFA-s të rishikonte pezullimin me një ndeshje të sulmuesit të Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës 2026.

Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bosnj-Hercegovinës dhe, sipas rregullores, duhej të mungonte në sfidën e fazës së 1/8-ave kundër Belgjikës. Megjithatë, FIFA vendosi të pezullojë zbatimin e dënimit për 12 muaj, duke i hapur rrugën aktivizimit të tij.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se kishte biseduar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, por theksoi se vetëm kishte kërkuar një rishikim të rastit dhe nuk kishte ushtruar presion për vendimin.

“Unë nuk mendova se ishte faull. Ishin dy sportistë që u përplasën me njëri-tjetrin. Besoj se pezullimi do të kishte lënë një njollë të madhe në turne. Mendoj se u mor vendimi i duhur”, u shpreh Trump.

Vendimi i FIFA-s ka shkaktuar reagime të forta. . Federata Mbretërore Belge e Futbollit deklaroi se është habitur nga ky zhvillim dhe paralajmëroi se do të mbrojë parimet e etikës dhe garës së ndershme.

Edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, kritikoi vendimin, duke paralajmëruar se ai mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për mënyrën se si trajtohen kartonët e kuq në të ardhmen./dritare.net