Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr në Shijak, tymi vështirëson qarkullimin në autostradën Tiranë–Durrës

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në fshatin Koxhas, në zonën e Fushë-Shijakut, duke vënë në lëvizje forcat zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë me pesë mjete për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohen dëme në banesa apo objekte të tjera të rrezikuara. Megjithatë, zjarri ka shkaktuar përkohësisht vështirësi në qarkullim në autostradën Durrës–Tiranë, për shkak të tymit të dendur që uli ndjeshëm shikueshmërinë dhe krijoi radhë të gjata automjetesh.

Flakët, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi në zonën me bimësi të thatë, por sipas autoriteteve situata është vënë nën kontroll dhe qarkullimi është normalizuar gradualisht./dritare.net