Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Çfarë do bëja, po të isha kryetare bashkie!

Çfarë do bëja, po të isha kryetare bashkie!

Nga Etleva Kondakçiu

Berati ka pasur dikur trëndafila pa fund.
Më shumë se dritare.

Kur të bëhem unë kryetare bashkie në zgjedhjet e xxxx-ës:

1. Do mbillja 1001 trëndafila.
2. Do ta bëja bibliotekën qendrën e qytetit, një vend që nxit dijen. Do ftoja ekspertë, vendas dhe të huaj, të jepnin trajnime falas. Nuk do bëja koncerte të zhurmshme tallava. Me ato lekë, do ua paguaja shpenzimet njerëzve të mençur e të suksesshëm që duan zhvillimin.
3. Do nxisja bizneset e turizmit që të bashkëpunonin dhe jo të luftonin me njëri-tjetrin.
4. Do punoja shumë me fshatrat. Do rregulloja rrugët që të lëvizin lirshëm dhe të sigurt.
5. Në lagjet periferike të qytetit dhe në prona dikur shtetërore, do krijoja vende dedikuar artizanatit. Një tip panairi, ku mjeshtrit prodhojnë, u mësojnë të rinjve zanatin, ekspozojnë, shesin dhe magazinojnë për shitje online. Të rinjtë do bënin atë që bëjnë më mirë, promovimin.
6. Do ndërtoja një vend për qentë e rrugës, përsigurinë dhe mirëqenien e njerëzve dhe kafshëve.
7. NUK DO VIDHJA ASNJË QINDARKË, DIREKT APO INDIREKT.