Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Si u prit Viti i Ri nëpër botë!

Foto/ Si u prit Viti i Ri nëpër botë!

Mëngjesi i 1 janarit gjen botën mes festimeve për Vitin e Ri 2026, teksa vende të tjera vazhdojnë të mirëpresin ndërrimin e viteve nga një zonë kohore në tjetrën.

Vendi i parë që hyri në vitin 2026 ishte ishulli Kiritimati, një atol në Paqësorin e largët që i përket shtetit të Kiribatit. Një turist që ndodhej atje e përshkroi momentin si të pazakontë, duke treguar se Vitin e Ri e priti “në një plazh pa satelitë, pa shenja jete njerëzore, në errësirë të plotë dhe mes qindra gaforreve”.

Foto/ Si u prit Viti i Ri nëpër botë!

Në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra qytetarë dhe vizitorë ndoqën spektaklin e fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin e Londrës, ndërsa në Edinburg turma të mëdha u mblodhën për të festuar sipas traditës së Hogmanay, pavarësisht paralajmërimeve për mot të keq.

Foto/ Si u prit Viti i Ri nëpër botë!

Festimet për Vitin e Ri 2026 vijojnë në mbarë globin, ndërsa qytete të tjera pritet të shënojnë ndërrimin e viteve në orët në vijim./K.C/dritare.net