
Dashi
Nuk do të mungojnë rastet gjatë kësaj dite për të forcuar marrëdhënien me partnerin, edhe pse vini nga një periudhë mjaft e lodhshme të jetës suaj. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj ndonjë shqetësimi të vogël fizik, shkaktuar nga një kundërvënie planetare e fortë. Është thelbësore të jeni të duruar dhe të mos humbni qetësinë.
Demi
Për të rikuperuar në dashuri, do t’ju duhet pak më shumë dialog dhe kujdes, pasi kohët e fundit i jeni përkushtuar tepër çështjeve praktike dhe keni lënë pas dore familjen. Përfitoni nga kjo e diel për të kaluar disa orë jashtë me të afërmit tuaj.
Binjakët
Yjet ju favorizojnë shumë në komunikim, edhe pse jo gjithmonë jeni të sigurt se personi përballë jush ju kupton plotësisht. Mos bëni gabimin të merreni me shumë gjëra njëherësh. Pushoni disa orë më shumë për të rifituar energjinë për javën që vjen.
Gaforrja
Këto yje forcojnë ndjeshmërinë tuaj dhe ju ndihmojnë të përmirësoni marrëdhënien me partnerin, sidomos nëse keni kaluar një periudhë të tensionuar. Këmbëngulja juaj do t’ju ndihmojë të arrini objektivat në punë. Kalo disa orë relaksi pranë njerëzve që të frymëzojnë.
Luani
Pasionaliteti është pika juaj e fortë sot më shumë se kurrë. Do të ndiheni shumë të përfshirë, veçanërisht nëse keni pranë dikë që kupton dhe plotëson nevojat tuaja. Jeni gjithashtu të përfshirë në një projekt krijues që ju entuziazmon dhe ju mbush me energji.
Virgjëresha
Zakonisht jeni persona praktikë që ecni drejt objektivave pa devijuar, por ndonjëherë duhet të tregoni më shumë përulësi dhe të merrni parasysh edhe nevojat e të tjerëve. Perfeksionizmi juaj mund të zemërojë ata që nuk ndajnë të njëjtën mënyrë të të menduarit.
Peshorja
Në këtë periudhë të jetës ndjeni fort nevojën për më shumë harmoni rreth jush, sidomos në familje. Në punë do të nevojitet një bisedë e sinqertë me kolegët dhe eprorët për të zgjidhur një pengesë që ju shqetëson prej kohësh.
Akrepi
Në dashuri jeni veçanërisht të përfshirë emocionalisht, falë yjeve që ju bëjnë më pasionalë dhe tërheqës. Në punë është më mirë të mbani për vete disa plane, sepse jo të gjithë mund t’i kuptojnë ose t’i mbështesin. Një surprizë e papritur mund t’ju befasojë.
Shigjetari
Në dashuri do të përballeni me një partner që kërkon stabilitet, gjë që ju nuk jeni gjithmonë në gjendje ta ofroni. Jeni shpesh të paqëndrueshëm dhe të prirur të kërkoni aventura të reja. Energjia dhe kreativiteti juaj janë në kulm – shfrytëzojini për projekte të reja.
Bricjapi
Jeni persona të përgjegjshëm dhe të pjekur, gjë që ju shtyn të merrni përgjegjësi që të tjerët do t’i shmangeshin. Në punë, përkushtimi juaj do të vlerësohet nga kolegët dhe eprorët. Përdorni këtë moment pozitiv për të bërë një kërkesë apo hap të rëndësishëm.
Ujori
Kreativiteti dhe shkëlqimi juaj janë në nivele të larta, falë ndikimit të yjeve që mbështesin iniciativat tuaja. Idetë tuaja origjinale po marrin vlerësim nga njerëzit përreth. Kjo është një periudhë shumë e mirë për kontakte sociale dhe krijimin e aleancave të reja.
Peshqit
Instinkti juaj do t’ju drejtojë drejt zgjidhjeve të reja dhe pozitive për punën dhe të ardhmen tuaj. Kjo e diel është ideale për të pushuar dhe për të rifituar energjitë për një javë që do të jetë plot me angazhime dhe emocione./dritare.net

















