Na ndiqni edhe në

Bota

Rusia provokon NATO-n sërish/ Avionë luftarakë mbi Estoni, reagon BE-ja

Rusia provokon NATO-n sërish/ Avionë luftarakë mbi Estoni, reagon

Lidhur me incidentin e fundit në Estoni, ku tre avionë luftarakë rusë Mig-31 shkelën hapësirën ajrore të vendit për rreth 12 minuta, Bashkimi Evropian u shpreh i prerë në mbështetje të Estonisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në platformën X:

“Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi.”

Ky reagim vjen në kohën kur tensionet në Baltik rriten, pasi vetëm pak ditë më parë Rusia kishte shkelur hapësirën ajrore të Polonisë dhe Rumanisë me dronë, duke marrë për herë të parë përgjigje të armatosur nga NATO.

BE thekson rëndësinë e solidaritetit dhe mbrojtjes së vendimeve të Aleancës për sigurinë e vendeve anëtare dhe paralajmëron se çdo provokim i mëtejshëm nuk do të mbetet pa përgjigje./K.C/dritare.net