
Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone Albania, si rrjeti më i mirë për performancë dhe eksperiencën konsumatore
Dritare.net
Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve. Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si
dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.
Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale. Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.
“VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë në Shqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë të përvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë të rëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit që qëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania.
Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi i njerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmë Rrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjet më të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbime digjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur për Shqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania.
Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare. Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.
Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor. Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tij kyç në të ardhmen teknologjike të vendit./dritare.net

















