Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Syri i Tiranës me kate pa leje, 90-vjeçari në gjykatë për një avlli në Dajt

Rama: Syri i Tiranës me kate pa leje, 90-vjeçari në

Kryeministri Edi Rama ka ngritur sërish shqetësimin për ndërtimet pa leje, duke ironizuar rastet e ndëshkimit të qytetarëve të thjeshtë, ndërkohë që objekte të mëdha janë lejuar të rriten pa pengesa.

Në një deklaratë publike, Rama solli shembullin e një 90-vjeçari, i cili përfundoi në prokurori dhe gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim në zonën e Dajtit. Nga ana tjetër, tha ai, në qendër të kryeqytetit janë ngritur kate pa leje në godinën e njohur si “Syri i Tiranës”, që për vite nuk janë prekur nga inspektorët.

“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba për një avlli, do të bëhej mitingu më i madh pas atij të Zhou Enlait. Ndërkohë, në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje. Mesazhi është i qartë: sado të madh ta kesh emrin në ndërtim, shteti është më i madh se ti dhe nuk e gëzon dot ndërtimin pa leje,” deklaroi Rama.

Sipas tij, praktikat e deritanishme do të marrin fund dhe çdo ndërtim jashtë ligjit do të konfiskohet nga shteti, pavarësisht kush qëndron pas tij.