
Dashi
Dielli në shenjën tuaj ju mbush me energji, entuziazëm dhe vetëbesim. Në punë më në fund mund të vijë lajmi i mirë që prisnit prej kohësh, duke ju dhënë shtysë për të ecur përpara me projektet tuaja. Në dashuri, çiftet do të përjetojnë momente harmonie dhe afërsie, ndërsa beqarët do të rizbulojnë sharmin e tyre dhe do të kenë mundësi për njohje të reja.
Demi
Edhe pse kjo periudhë nuk ka qenë ndër më të lehtat, dita pas dite situata do të përmirësohet ndjeshëm. Në punë hapen mundësi të rëndësishme për të vepruar dhe për të zhbllokuar çështje që kishin mbetur pezull. Në dashuri do të gjeni pika të reja referimi, si nëse jeni në një lidhje, ashtu edhe nëse jeni ende në kërkim të personit të duhur.
Binjakët
Energjia dhe dinamizmi i kësaj jave ju ndihmojnë të bëni hapa përpara në karrierë. Do të keni ide të mira dhe mundësi për t'u dalluar, por mos lini pas dore jetën sentimentale. Partneri ka nevojë për më shumë vëmendje, ndërsa beqarët duhet t'u japin më shumë hapësirë emocioneve dhe njohjeve të reja.
Gaforrja
Ju pret një javë shumë e rëndësishme në planin emocional, e mbushur me harmoni, ëmbëlsi dhe ndjenja të sinqerta. Në punë do t'ju duhet guxim për të përballuar sfidat dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Balancimi mes jetës personale dhe asaj profesionale do të jetë çelësi i suksesit.
Luani
Kjo është padyshim periudha juaj. Projektet po marrin hov, dëshira për të treguar vlerat tuaja rritet çdo ditë dhe edhe në dashuri hapen perspektiva të reja. Nëse po lind një ndjenjë e re, jepini kohën e duhur për t'u zhvilluar. Shmangni vendimet e nxituara dhe lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm.
Virgjëresha
Deri më 26 korrik do të ishte mirë të ulni ritmin, sidomos në punë. Nxitimi mund t'ju bëjë të humbni përqendrimin ose të bëni gabime të panevojshme. Në dashuri shmangni debatet, veçanërisht në prag të fundjavës. Pak më shumë qetësi dhe mirëkuptim do t'ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin.
Peshorja
Ju presin ditë të rëndësishme dhe të kënaqshme, sidomos nëse keni projekte të reja profesionale. Është një periudhë rritjeje dhe stabiliteti, ndaj besoni më shumë te aftësitë tuaja. Në dashuri, pranoni ndryshimet vetëm nëse përputhen me atë që ndjeni vërtet.
Akrepi
Sfidat në punë do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave, por mos prisni rezultate të menjëhershme. Durimi do të jetë arma juaj më e fortë. Edhe në dashuri duhet të tregoheni realistë. Beqarët nuk duhet të krijojnë pritshmëri të kota nëse nuk ka një ndjenjë të ndërsjellë.
Shigjetari
Kjo javë ju favorizon në shumë drejtime. Në punë do të lindin ide të reja dhe mundësi interesante për të ecur përpara. Në dashuri është momenti i duhur për të sqaruar keqkuptimet dhe për të rikthyer harmoninë. Përfitoni nga kjo periudhë pozitive.
Bricjapi
Durimi do të shpërblehet. Tani është koha e duhur për të çuar përpara projektet dhe iniciativat më të rëndësishme. Në dashuri, mos lini vend për xhelozi apo keqkuptime të panevojshme. Sinqeriteti dhe komunikimi i hapur do të jenë çelësi i marrëdhënieve tuaja.
Ujori
Dielli në opozitë mund t'ju vendosë përballë disa sfidave, por me këmbëngulje do të arrini rezultate të mira në punë. Në dashuri do të nevojitet diplomaci për të kapërcyer disa vështirësi të vogla. Mos u dorëzoni, sepse keni mundësi të mira për të arritur objektivat që i keni vënë vetes.
Peshqit
Deri më 26 korrik është koha ideale për të zhvilluar ambiciet tuaja dhe për t'u përfshirë në përvoja të reja. Në dashuri mund të rikthehen disa çështje të pazgjidhura nga e kaluara, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Megjithatë, do të keni mundësinë të sqaroni njëherë e mirë ndjenjat dhe synimet tuaja./dritare.net