Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak ish-drejtoreshën e AKSHI-t!

Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak ish-drejtoreshën e

Gjykata e Lartë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila po hetohet nga SPAK për dyshime lidhur me procedurat e tenderëve. Trupa gjykuese ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, duke i hapur rrugë lirimit të saj nga izolimi në banesë. Sipas vendimit, Karçanaj do të duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore dy herë në muaj, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

"1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj.

a. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

b. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me ekzekutimin e këtij vendimi."/K.C/dritare.net