Zbardhet mesazhi! Ja çfarë i tha Robert Ndrenika, Veliajt në gjykatë!
E Premte 8 Maj 2026, 16:04
Dritare.net

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika ka qenë këtë të premte në ambientet e gjykatës për të ndjekur nga afër shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.
Në nisje të seancës, Ndrenika është afruar pranë Veliajt, e ka përqafuar dhe puthur në ballë, ndërsa i është drejtuar me fjalët: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”. Moment që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në sallë.
Në seancën gjyqësore pritet të marrë pjesë edhe aktori i humorit Gazment Paja./K.C/dritare.net