Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Me kristale e diamante, veza e rrallë Fabergé thyen rekordet e ankandit! Shitet 30.2 milionë dollarë!

Me kristale e diamante, veza e rrallë Fabergé thyen rekordet e

Një nga vezët e fundit Fabergé u shit për 22.9 milionë paund (30.2 milionë dollarë), duke thyer rekordin si vepra më e shtrenjtë e argjendarit rus që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

E porositur nga Cari Nikolla II si dhuratë për nënën e tij në vitin 1913, Veza e Dimrit i shkoi një blerësi të paidentifikuar pas një beteje ofertash 3-minutëshe në shtëpinë e ankandeve Christie's në Londër. Shuma rekord e tejkaloi pak vlerësimin paraprak të Christie's prej 20 milionë paundësh (26 milionë dollarë).

Kjo shitje nuk ishte parë në këtë vlerë asnjëherë në 23 vitet e fundit. Shtëpia historike e argjendarisë në Shën Petersburg prodhoi vetëm 50 prej tyre, dhe Veza e Dimrit është një nga vetëm shtatë që kanë mbetur.

Të tjerat ose mungojnë ose janë në pronësi të institucioneve ose muzeve.

Me kristale e diamante, veza e rrallë Fabergé thyen rekordet e

Vezët e zbukuruara me gurë të çmuar u prodhuan për Nikollën II dhe paraardhësin e tij Aleksandër III, i cili ia paraqiti ato si dhurata të Pashkëve anëtarëve të familjes midis viteve 1885 dhe 1916.

E bërë kryesisht nga kristale, Veza e Dimrit është projektuar të ngjajë me një bllok akulli. Pjesa e jashtme e saj paraqet një motiv flokësh dëbore të bërë nga platini dhe 4,500 diamante të prera në formë trëndafili. Brenda ndodhet një shportë e vogël e varur e mbushur me anemone druri të bëra nga kuarci i bardhë, nefriti dhe granatat.

Me kristale e diamante, veza e rrallë Fabergé thyen rekordet e

Dizajni i Vezës së Dimrit ishte i pazakontë për kohën, vepër e një argjendareje, Alma Pihl. Legjenda thotë se Pihl, mbesa e kryeargjendarit të Fabergé-s, Albert Holmström, i lindi ideja pasi pa kristale akulli që formoheshin në një dritare pranë stolit të punishtes së saj.

Nikolla II e bleu atë për 24,600 rubla, shuma e tretë më e lartë që Fabergé ka kërkuar ndonjëherë për një vepër, sipas faturave të publikuara nga Christie's./dritare.net