Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Sekreti i bukurisë nga Japonia që po bën namin!

Sekreti i bukurisë nga Japonia që po bën namin!

Një trend i vjetër aziatik është rikthyer si sekreti më i ri për një lëkurë të pastër dhe flokë me shkëlqim: uji i orizit. Gratë në Japoni, Kinë dhe Kore e kanë përdorur këtë përbërës natyral për më shumë se 2 mijë vjet, dhe sot, TikTok e ka kthyer në fenomen global.

Sipas studimeve, përbërësit e orizit kanë efekte anti-inflamatore, anti-rrudhë, zbardhuese dhe hidratuese, ndërsa ndihmojnë edhe në trajtimin e problemeve si dermatiti atopik. Specialistët rekomandojnë përdorimin e orizit të papërpunuar, si ai biologjik, për rezultate më të mira.

Për ta përgatitur, thjesht njomni orizin në ujë të ftohtë për 30 minuta ose fermentojeni për 1–2 ditë. Më pas, aplikojeni si tonik ose si maskë në fytyrë. Influencueset e bukurisë madje e përdorin të ngrirë për efekt lifting.

Gjithsesi, ekspertët këshillojnë testim paraprak në një zonë të vogël të lëkurës, për të shmangur reagimet e mundshme.