Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria ashpërson ndëshkimet për abuzimet me fondet e BE-së: Deri në 12 vite burg

Qeveria ashpërson ndëshkimet për abuzimet me fondet e BE-së:

Qeveria shqiptare ka propozuar për herë të parë përfshirjen në Kodin Penal të dispozitave të posaçme për ndëshkimin e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian. Në projektin e ri të Kodit Penal, neni 610 parashikon që shkelje si paraqitja e dokumenteve të rreme, keqpërdorimi i fondeve, apo mashtrimi me TVSH-në që dëmton financat e BE-së, do të dënohen deri në 12 vite burg.

Dënimet do të ashpërsohen me një të tretën kur krimi prek interesat financiare të BE-së, me minimumin që fillon nga 4 vjet burg. Rregullat e reja vijnë pas rasteve të konstatuara nga OLAF për abuzime me fondet IPARD dhe IPA, që kanë sjellë bllokim fondesh për Shqipërinë nga Komisioni Evropian./K.C/dritare.net

Qeveria ashpërson ndëshkimet për abuzimet me fondet e BE-së: