
4 shenjat që tregojnë se zemra po vuan nga vapa! Paralajmërimi i kardiologes!
Dritare.net
Kushtet klimatike të ekstremit janë bërë një kërcënim real për shëndetin e zemrës, veçanërisht në një vend si Shqipëria ku temperaturat arrijnë vlera të larta për ditë me radhë.
Sipas kardiologes Dr. Ëngjëllushe Hasani, çdo verë po shënon një rritje të rasteve me komplikacione kardiake. Pacientët me sëmundje të zemrës, por edhe ata që nuk janë diagnostikuar ende, po përballen me një ngarkesë të madhe fiziologjike për shkak të temperaturave mbi 35°C.
“Zemra detyrohet të punojë dy deri në katër herë më shumë në temperatura ekstreme”, thekson Dr. Hasani në DritareTv. Kjo rritje e volumit të punës e vë në stres të madh sistemin kardiovaskular, duke e bërë të vështirë funksionimin e zemrës, sidomos tek ata me rrezik të mesëm apo të lartë.
Simptomat që nuk duhen injoruar përfshijnë:
Djersitje të shtuar
Rrahje të shpejta të zemrës (takikardi)
Lodhje dhe ndjesi dobësie
Palpitacione ose çrregullime të ritmit të zemrës
Këto janë më të theksuara te pacientët me insuficiencë kardiake (pamjaftueshmëri zemre), por nuk përjashtojnë as personat që nuk kanë histori të njohur të sëmundjes../K.C/dritare.net

















