
Ndërron jetë Drita Ivanaj, figurë e njohur e kulturës dhe arsimit shqiptar
Dritare.net
Është ndarë nga jeta Drita Ivanaj, një ndër emrat më të respektuar në promovimin dhe ruajtjen e arsimit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri, njofton Fondacionet Ivanaj.
Drita ishte vajza e Martin Ivanaj dhe mbesa e Mirash Ivanaj, dy figura te spikatura në historinë e Shqipërise me kontribut të veçantë në themelimin e arsimit dhe sistemit juridik në Shqipëri. Pas një jete të përkushtuar ndaj promovimit të dijes dhe vlerave kombëtare, Drita Ivanaj u nda nga jeta në moshën 92 vjeçare.
Si themeluese dhe drejtore e Fondacioneve Ivanaj, ajo luajti një rol të rëndësishëm në ringjalljen e vlerave të familjes së njohur Ivanaj dhe në mbështetjen e brezave të rinj përmes projekteve edukative dhe kulturore. Trashëgimia e saj do të mbetet e gjallë përmes veprës që la pas dhe ndikimit që pati në komunitet.
Ceremonia e lamtumirës dhe homazhet do të mbahen nesër më datë 01.08.2025 në orën 11.00-15.00 pranë Fondacionit M&M Ivanaj në Tiranë. Në orën 15.00 do të bëhet nisja për në varrezat e Sharrës ku Drita Ivanaj do të prehet e qetë pranë babait dhe xhaxhait të saj./dritare.net

















