Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

30 vatra aktive në vend/ Ministri Vengu: Këto janë zonat më problematike!

30 vatra aktive në vend/ Ministri Vengu: Këto janë zonat më

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë një përditësim mbi situatën kritike të zjarreve që po përfshijnë vendin. Aktualisht janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 mbeten ende aktive.

Zona më problematike mbeten Gramshi në Elbasan, Finiqi në Vlorë, Poliçani në Berat dhe zonat Ibë dhe Damjan në Tiranë.

Në Gramsh, banorët e fshatit Skënderbegas janë evakuuar për shkak të flakëve, ku është raportuar edhe një humbje jete. Zjarri kërcënon banesat dhe po punohet intensivisht me ndërhyrje nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e tij.

Në Finiq, zjarri është përhapur pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, duke rrezikuar zonën përreth. Ndërhyrjet po kryhen me mbështetje ndërkombëtare nga toka dhe ajri.

Në Poliçan, flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe rrezikojnë disa fshatra përreth, duke detyruar autoritetet të bëjnë thirrje për largim të menjëhershëm të banorëve.

Edhe në zonat Ibë dhe Damjan në Tiranë, zjarret janë aktive pranë zonave të banuara, me ndërhyrje nga forcat tokësore dhe mjetet ajrore.

Në operacion janë të angazhuar 5 helikopterë Black Hawk nga Shqipëria, Emiratet e Bashkuara, Çekia dhe Sllovakia, si dhe avionë PZL nga Greqia.

Ministri Vengu apelon qytetarët për bashkëpunim me autoritetet, shmangie të zonave të prekura dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre të re zjarri./K.C/dritare.net