Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas sherrit me fqinjin 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës dhe dogji fshatin në Gramsh

Pas sherrit me fqinjin 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës dhe dogji

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që përfshiu fshatin Kullolas në Gramsh, ku një zjarr i fuqishëm shkatërroi thuajse gjithë zonën. Si pasojë, ka humbur jetën 80-vjeçari që ndezi zjarrin.

Burime bëjnë me dije se shkaku i zjarrvënies ka qenë një konflikt mes të moshuarit dhe fqinjit të tij. Nga inati, 80-vjeçari i ka vënë zjarrin parcelës së pronës së fqinjit, pa menduar për pasojat, të cilat rezultuan fatale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë banesa dhe toka bujqësore. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, emergjencash civile dhe trupa të Forcave të Armatosura, të cilat prej orësh po luftojnë me flakët.

Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet vendore kanë bërë thirrje të përsëritura që banorët të evakuohen, për të shmangur humbje të tjera në njerëz./K.C/dritare.net