Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti në Durrës/ Skënder Hita kërkon ashpërsim të Kodit Rrugor dhe Penal

Aksidenti në Durrës/ Skënder Hita kërkon ashpërsim

Pas tragjedisë së rëndë në Durrës, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkoi ndërhyrje të forta në Kodin Rrugor dhe atë Penal, duke e cilësuar aksidentin si një “vrasje rrugore” me pasoja po aq të rënda sa krimet e tjera. Hita tha se ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vetë atë personalisht, ndërsa theksoi se hetimet administrative dhe penale për veprimet e policisë vijojnë ende. Sipas tij, ka ardhur koha për rritjen e masave ndëshkuese, si për shkeljet e rënda në qarkullim ashtu edhe për parkimet e gabuara që shpesh bëhen burim aksidentesh fatale, me synimin për të garantuar më shumë siguri për qytetarët në rrugë.

"Ishte një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë opinionin publik njëkohësisht edhe mua që ka tronditur shumë personalisht. Pezullimi i punonjësve të policisë ka të bëjë me verifikimin që po bën Drejtoria e Standardeve Profesionale për të parë hap pas hapi të gjithë procedurën se si vepruar punonjësit e policisë në atë zonë dhe për të parë dhe për të bërë më të mundur për sigurinë rrugore në komunitet. Akoma s'kemi bërë ndonjë përfundim mbi rezultatet e hetimit të drejtorisë së standardeve dhe hetimi vazhdon, hetimi administrativ vazhdon, por njëkohësisht edhe hetimi penal. Ndryshimet në kodin rrugor apo në kodin penal patjetër që duan kohën e vetë edhe besoj që ka ardhur koha dhe është më se normale që të kemi ndërhyrje tillë. Rasti i fundit të tregojë më së miri që vrasjet rrugore janë ngjarje po aq të rënda sa një ngjarje tjetër kriminale. Kështu që në këtë kuadër përveçse këtyre masave duhet të shikojmë dhe të rrisim edhe pjesën tjetër për gjobat administrative pasi edhe për një parkim të gabuar që shpesh herë janë burim aksidenti dhe në ngjarje fatale masat ndëshkimore ne i kemi shumë të ulëta. Kështu që në këtë kuadër ne do bëjmë iniciativën tonë për të ndryshuar këto e përkatëse të kodit penal dhe kodit rrugor për të pasur sa më shumë siguri rrugore për të gjithë qytetarët dhe kalimtarët e rrugës” tha Hita./K.C/dritare.net