Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arbër Hajdari: Monika të flasë pak e sak

Arbër Hajdari: Monika të flasë pak e sak

Dy opinionistët e Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në edicionin e pestë të spektaklit gjatë një interviste në Goca dhe Gra.

Kryemadhi u shpreh se gjatë gjithë rrugëtimit të saj si opinioniste është ndjerë e lirë dhe komode për të shprehur mendimet:

“Liri, kam thënë atë që kam menduar. Kam qenë e lirë për të thënë atë që kam dashur dhe kam thënë atë që kam ndjerë. Jam ndjerë shumë komode, sepse komoditeti që më ka dhënë Arbri me Ledionin, pra edhe për të folur gabim, ata më kanë lënë të them atë që kam menduar”, tha Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Hajdari foli për bashkëpunimin me Kryemadhin dhe dha një këshillë për të, ndërsa analizoi edhe lojën e katër finalistëve:

“Rrugëtimi me Monikën ka qenë i bukur. Monikës do t’i thoja flit pak e sak. Ka pasur shumë histori frymëzuese këtë vit, secili ka qenë më emocionues se tjetri. Mateo, i vendosur ndaj asaj gjëje që do, me ose pa risk. Miri që nga dita e parë ka luajtur që në fillim për të fituar dhe nuk i ka interesuar kostoja që mund të marrë.

Rogerti i pamëshirshëm për të fituar, përça e sundo, mbetet lojtar që ka bërë lojë të pisët, por që e njeh lojën e Big Brother dhe strateg. Selin, lojtarja më e goditur brenda shtëpisë, që ka përballuar burrat apo lojtarët më të fortë të shtëpisë dhe ka arritur t’i menaxhojë. Rogeri ka luajtur me të gjithë”, tha Hajdari.

Ky edicion i “Big Brother VIP” është shoqëruar me dinamika të forta dhe personazhe me strategji të ndryshme, duke e bërë garën një nga më të komentuarat nga publiku.