
Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Bordi i Transparencës ka ulur me 13 lekë çmimin e naftës, e cila tani do të shitet 197 lekë.
Benzina do të shitet me 172 lekë, 4 lekë më pak sesa një ditë më parë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 18 ora 10:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.