Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arsenali i armëve në zemër të Tiranës. I arrestuari një prej njerëzve të Aurel Hoxhës

Arsenali i armëve në zemër të Tiranës. I arrestuari

Arsenali i armëve të zbuluara në një furgon të kamufluar për mirëmbajtjen rrugore pas emrit të kompanisë “Gener 2” dyshohet se i përket grupit kriminal, të të shumëkërkuarit nga SPAK Aurel Hoxha për hasmërinë me fisin Lleshi. Në furgon u gjetën 23 armë, 5 prej të cilave snajperë dhe 1 silenciator, 15 000 fishekë, pranga dhe uniforma policie, pjesë armësh, pajisje për shpërthime në distancë dhe gjurmuese.

Mjeti ndodhej i parkuar prej rreth një muaji në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Në pranga është vënë Eugert Sino, 34 vjeç, pronar i furgonit me targë AB 911 UB, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sino po hetohet për trafikim armësh, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se është pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, aktualisht i kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim parash.

Nga kontrolli në furgon, policia sekuestroi një sasi të madhe armësh dhe pajisjesh, përfshirë:

23 armë zjarri (pistoleta, automatikë dhe snajperë)
15 mijë fishekë
silenciatorë, pranga, pajisje shpërthyese, GPS, bllokues valësh dhe uniforma policie.
Hetimet paraprake tregojnë se armët janë trafikuar nga jashtë, përmes Kosovës, dhe ishin destinuar për grupe kriminale që veprojnë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Policia dyshon se pranë vendit ku ishte parkuar furgoni ndodhej baza kryesore e grupit, e cila ishte pastruar pak para ndërhyrjes.

Operacioni “Van” konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikimit të armëve në Tiranë vitet e fundit./dritare.net