
Sali Berisha: Kur do më shihni në sallën e gjyqit
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se prania e tij në sallën e gjyqit do të varet plotësisht nga këshillat e avokatëve që e mbrojnë në procesin gjyqësor ndaj tij.
Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se nuk merr vendime i vetëm, por gjithçka e koordinon me ekipin mbrojtës.
“Unë nuk e kam zakon të flas në emër të avokatëve të mi. Çdo pyetje që lidhet me çështjen, mundësisht drejtojeni avokatëve. Unë do të veproj në përputhje me këshillat e tyre. Kur avokatët të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim,” tha Berisha.
Ai shtoi se procesi ka një “radhë pune” dhe se do të respektojë çdo vendim të marrë nga mbrojtja për mënyrën e pjesëmarrjes së tij.
Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv gjatë kohës që ka qenë kryeministër, ndërsa vetë ai i ka cilësuar hetimet ndaj tij si politike./L.F-dritare.net

















