Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reshat Arbana feston 85-vjetorin e lindjes

Reshat Arbana feston 85-vjetorin e lindjes

Sot aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana, Nderi i Kombit, feston 85-vjetorin e lindjes. Ai është një nga figurat më të dashura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Me një zë të fuqishëm në skenë dhe ekran, Arbana është rrënjosur në zemrat e publikut për dekada.

Reshat Arbana feston 85-vjetorin e lindjes

Gjatë karrierës së tij të pasur artistike, ai ka interpretuar mbi 40 personazhe në film dhe qindra role në teatër. Midis roleve të tij më të njohura janë Samiu në Fije që priten (1976), Isa Boletini në Nëntori i dytë (1982), Dajlan Beu në Kush vdes në këmbë (1984) dhe Kryetari i Këshillit në Kur hapen dyert e jetës (1986). Për këto role, ai ka fituar edhe Medalionin e Festivaleve të Filmit në vitet 1985 dhe 1987.

Reshat Arbana ka lënë një gjurmë të paharrueshme në artin shqiptar, duke sjellë në jetë personazhe që pasqyrojnë shpirtin popullor dhe emocionet e përditshme të njerëzve të thjeshtë. Në këtë ditë të veçantë, e urojmë aktorin me mirënjohje dhe dashuri për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën dhe artin e vendit./L.F-dritare.net