Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-zyrtari amerikan në Hagë: Hashim Thaçi refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes që konsiderohej tradhti!

Ish-zyrtari amerikan në Hagë: Hashim Thaçi refuzoi

Ish-zyrtari i Shtetit Amerikan, James Rubin, ka rrëfyer një rast gjatë Konferencës së Rambujesë ku ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, refuzoi të nënshkruante një marrëveshje në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rubin tha se sekretarja e kohës, Madeline Albright, i kishte thënë Thaçit se “një drejtues duhet të marrë vendime të vështira dhe pa pranimin e tyre nuk do të kishte mbështetje nga Perëndimi”. Megjithatë, Thaçi i kishte kthyer përgjigje negative, duke u bazuar te presioni i komandantëve të UÇK-së dhe i financuesve europianë.

Arsyeja e refuzimit, sipas Rubin, ishte se marrëveshja nuk përmendte pavarësinë e Kosovës, dhe nënshkrimi i saj do të konsiderohej tradhti. Rubin theksoi se Thaçi kishte rol politik, por jo kompetenca të plota për vendime në UÇK, duke theksuar se disa komandantë ushtarakë kërkonin veprime të menjëhershme, ndërsa Thaçi ndihej më pragmatik.

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës se pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin,” tha Rubin, duke shtuar se roli i Konferencës ishte të gjente një kompromis për luftën, pa bërë deklarata specifike për pavarësinë.

Deklarata e Rubin u lexua gjatë dëshmisë së tij nga avokati i Thaçit, duke ofruar një pasqyrë të veprimeve të ish-presidentit gjatë një periudhe kritike të historisë së Kosovës./L.F-dritare.net