Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Të miturit që u morën në komisariat po hanin sufllaqe, nuk ishin në protestë!

Berisha: Të miturit që u morën në komisariat po hanin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një dëshmi të prindit të një të mituri i cili, sipas tij, u përdor dhe u arrestua padrejtësisht gjatë protestës së 20 shkurtit.

Dëshmia e prindit tregon se djali i tij dhe kushëriri i tij 14-vjeçar ishin duke shkuar për në shtëpi dhe kishin ndaluar për të ngrënë sufllaqe. Ata u arrestuan nga civilët, të cilët i akuzuan se kishin marrë para për të marrë pjesë në protestë.

"Do u lutesha shumë të dëgjoni e prindit dhe të njërit prej këtyre të miturve.

“Djali ka qenë duke ngrënë sufllaqe bashkë me kushëririn e vet 14 vjeç. Kanë qenë duke ardhur këtej nga krahu i Lanës, sa kanë kaluar shkollën Ismail Qemali. Tek Ura e Tabakëve. Kanë pasur çantën e shpinës të shkollës me gjithë librat. Ka ardhur njëri dhe ua ka futur në çantë. Këta janë trembur se nuk i njihnin se ishte gjithë ai burrë. I ka thënë shkoni dhe hidhini tek protesta. I kanë kapur në orën 8 pa ca kur ne ishim akoma tek protesta. Dhe po u kapi njeri, thoni që na kanë dhënë lekë. Në atë moment, nuk kanë bërë djemtë as 10 hapa, kanë ardhur civilët dhe i kanë arrestuar. Imagjino ti”.
Tani, shihni se çfarë skenari parapërgatisin.
Janë ndaluar, janë shoqëruar mbi 50 demonstrues.
Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë marrë kurrë pjesë në protesta.
Një pjesë e policisë janë sjellë me rrugaçëri, në mënyrë antiligjore, janë sjellë si patronazhistë dhe kriminelë të vërtetë.
Ndërkohë mund t’u them se dje ka pasur një dallim të qartë në qëndrimin e një pjese të mirë të policisë, e cila ka realizuar dhe po realizon se mbrojtja e hajdutëve nuk është detyrë në emër të ligjit dhe të atdheut.
Dhe unë i përgëzoj ata dhe ftoj policët e ndershëm, familjarë të ndershëm, burra, gra, vëllezër, motra të familjeve të mira të mos ndjekin udhëzimet e kriminelëve Proda dhe Bizhga, por në rastin më të parë të bashkohen me demonstruesit.
Edi Rama është një armik i qenies së tyre, i kombit shqiptar, është një armik i paimagjinueshëm që po i bën vendit të zezën më të madhe që i ka bërë ndokush me ligjin mburojë për të mbrojtur vjedhjet e tij, të Lubisë dhe ministrave të tij."/dritare.net