Brunilda Mersini: Dita e diel do të sjellë ndryshime për Vlorën
Dritare.net

Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kryeministri Edi Rama u shfaq në podcastin Flasim së bashku me pesë kandidatët socialistë, të cilët do të përballen me kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita.
Kandidatët shprehen besim të plotë në fitoren e PS, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve.
Brunilda Mersini, kandidate në Vlorë, deklaroi:
“E mendoj që është një sfidë. Kam parë veten të angazhuar në këtë besim dhe e gjej veten të përgatitur, sepse besoj që njerëzit që ëndërrojnë për ndryshime për mirë, duhet të sakrifikojnë ndonjëherë komoditetin. E besoj që në këtë vend ndodhin gjëra për mirë apo për keq, por kjo varet nga ne. Dita e diel do të jetë një ditë tjetër për qytetin tim, qytet që ka treguar kulturë demokratike me fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.”
Rama dhe kandidatët nxitën qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për zhvillimin dhe ndryshimet e ardhshme në qytetet ku zhvillohen zgjedhjet./L.F-dritare.net