Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë!

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar

Një rast i fruthit është konfirmuar në vend. Bëhet fjalë për një fëmijë, i cili rezulton i pavaksinuar.

Fëmija tre vjeçar është diagnostikuar më 22 dhjetor, kur dhe është paraqitur edhe në spital me simptomat.

Rasti është ngritur me shqetësim dhe nga deputeti socialist Erion Braçe i cili bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve.

“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës”, shprehet ai.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)