Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr, verore e ballokume, si e mirëpriti Korça Ditën e Verës

Zjarr, verore e ballokume, si e mirëpriti Korça Ditën e

Mbrëmja e 13 marsit në qytetin e Korçës është shoqëruar me ndezjen e zjarreve tradicionale, për festën e verës, një traditë që simbolizon largimin e dimrit dhe mirëpritjen e stinës së ngrohtë.

Në lagje dhe sheshe të ndryshme të qytetit, qytetarë të të gjitha moshave janë mbledhur rreth zjarreve duke e kapërcyer atë sipas traditës, me besimin se ky ritual sjell mbarësi, shëndet dhe fat për muajt që vijnë.

Ndërkohë, në shumë familje korçare, amvisat janë angazhuar në përgatitjen e gatimeve tradicionale që shoqërojnë këtë festë. Në tryezat e tyre nuk mungojnë vezët e ziera dhe të ngjyrosura, misrat e zjerë, kulaçët dhe ëmbëlsira të ndryshme, të cilat më pas shpërndahen mes të afërmve dhe fqinjëve si shenjë bujarie dhe urimi për një stinë të mbarë.

Një tjetër simbol i rëndësishëm i kësaj feste është edhe “verorja”, byzylyku i punuar me fije të kuqe dhe të bardha që vendoset në dorë nga fëmijët dhe të rriturit, si shenjë mbrojtjeje dhe për të sjellë fat gjatë pranverës.