Elbasani në festë! Vogëlushët sjellin gëzim e hare me shfaqjen e Karnavaleve!
E Shtunë 14 Mars 2026, 10:10
Dritare.net

Fëmijë të veshur ngjyra-ngjyra a me kostume tradicionale shqiptare, me kurora lulesh në kokë e shporta në duar, po mbajnë një shfaqje në qytetin e Elbasanit.
Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin kryesor për të parë Karnavalet e shkollave të qytetit dhe për të festuar Ditën e Verës.
Për sot janë planifikuar disa aktivitete si parada e Karnavaleve, koncerti i fëmijëve dhe koncerti me këngëtarë në skenën kryesore të qytetit. Krasta, Krraba e Gjinari mbeten zona të preferuara për piknik.