Edi Rama: Veliaj duhet ta ndjekë procesin i lirë. Tirana nuk mund të mbesë jetime!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga qeveria, gjatë një episodi të podcastit Flasim.
Rama e vlerësoi vendimin si një qëndrim parimor dhe jo një sulm ndaj qeverisë, duke theksuar disproporcionin e dyfishtë që krijohet kur kryebashkiaku mbetet në paraburgim: si ndaj lirive dhe të drejtave të tij kushtetuese, ashtu edhe ndaj së drejtës së qytetarëve të Tiranës për të pasur përfaqësuesin e zgjedhur.
“Çdo njeri normal që sheh qëndrimin e Kushtetueses nuk mund të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Veliajt t’i rikthehet detyra për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë”, tha Rama.
Kryeministri kritikoi gjithashtu arsyet që u dhanë për shkarkimin e kryebashkiakut, duke theksuar se Tirana nuk mund të mbetet pa drejtues dhe se qytetarët paguajnë një kosto të lartë për këtë ngërç administrativ.
“Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Ky është një skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, shtoi Rama.
Ai bëri thirrje që të gjehet një zgjidhje e shpejtë dhe praktike, duke theksuar se Tirana nuk mund të trajtohet si “jetim” për vite me radhë./L.F-dritare.net