Natasha Lako: Rexhep Qosja, ky asket i mbyllur si në shekuj!
Dritare.net

Rexhep Qosja ky asket i mbyllur si ne shekuj, ne biblioteken e tij te shenjte te librit shqip si ne tempullin e dijes dhe njekohesisht krijues i nje gostije te perjetshme mbreterore te mendimit shqiptar, mbetet nje legjende e gjalle si me jeten si me pasjeten e tij.
Fillon kjo legjende qe nga shfaqja e tij e pare ne Tiranen tone, si nje emer tingellues qe sillte gjithe Kosoven.
E kam mbajtur gjate ne duar, qe ne fillimet e krijimtarise sime, librin e tij Kontinuitete, ku ky studiues i madh, zbulon se pari perbetimin kombetar, te cilin ai vete e kthen ne art te madh.
Vemendja e ketij kollosi per gjithcka te krijuar prej autoreve shqiptare, tregoi edhe nje here dashurine e madhe per kete opus madheshtor, ku ka vend per te gjithe.
Pata rastin te kuptoj se sa nga prane, Rexhep Qosja ka ndjekur deri ne frymen e fundit, cdo shkendije talenti qe i shfaqej letrave shqipe, i palodhur si asnje tjeter, per te zbuluar dhe per te ndjere mendimin e lire, po aq sa per te skalitur vete lengimin e gjate te shqiptareve.
Si ithtar i triumfit te fjales shqipe, ndoshta si ne te gjithe jetet letrare, provoi edhe lendime, deri botime nga me te percudnuarat deri ne kopertina, pikerisht prej atyre, qe boten nuk e kuptojne pa totalitarizmim dhe njesimin e ideve vetem ne nje te vetme dhe te pakundershtueshme.
Kjo e ben triumfin e tij me te madh. Ne menyre te vecante se bashku me Dritero Agollin, Rexhep Qosja mbetet njeriu qe i dha kurajo te madhe te majtes shqiptare per transformimin e saj, gje qe tregon se ne cdo lloj konfigurimi, shpirti njerezor, i ndjeshmerive me te holla, merr perparesi ndaj cdo lidershipi te konfiguruar, te cilit jemi mesuar t’i dhurojme shume duartrokitje.
Rexhep Qoses do t’i mjaftonte te kishte kryer betejen e tij kombetare, qofte me romanin e tij emblematik kryeveper te letersise shqipe ”Vdekja me vjen prej syve te tille”.
Zeri i tij i ngrohte dhe i dashur, do te me kumboje pergjithmone, qofte ne takime te cilat ne folene e tij familjare dhuronin vetem ngrohtesi, por vecanerisht zeri kumbues i perhapur prej ‘Zeri i Amerikes’ i asaj nate te paharrueshme, ku perkrah Kadarese per largimin e tij, Rexhep Qosja dha sinjalin aq te pritshem per ndryshimet qe do te vinin.
Shpresoj qe te kene mbetur njelloj si botimet, sa me shume incizime te ketij zeri njerezor, perfaqesues i te gjithe shqiptareve, dhe vecanerisht Kosoves, lirise se te ciles i perkushtoi gjithe jeten, duke mbetur betim.
Te duam te gjithe bashkarisht, Akademik dhe Burre Madheshtor, nderojme forcen e jetes qe dhuroi vetem dashuri dhe mirenjohjen per te gjithe ata qe ndertuan shpirtin kombetar shqiptar duke projektuar se bashku me urimin tend edhe nje veshtrim gjithnje edhe me larg, si te syve te shqiponjes.
Ngushellime te gjitheve, per kete ndalje te nje pene te arte, vecanerisht njerezve me te aferm te tij, botes se tij me te shtrenjte.